Të rrisësh një fëmijë në Britani kushton më shumë se sa të blesh një shtëpi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas një studimi të bërë në Britani së fundmi, është mësuar se prindërve u kushton rreth 300 mijë paund për të rritur fëmijët e tyre në vitin 2022.
Krijimi i një familjeje i ka frikësuar çiftet britanike pasi të dhënat tregojnë se ata nuk do të mund të përballojnë shpenzimet.

Nga kostot e kujdesit për fëmijët, te paratë e xhepit, te blerja e pajisjeve më të fundit, rritja e fëmijëve ka qenë gjithmonë një kosto e shtrenjtë afatgjatë për nënat dhe baballarët e rinj.

Por statistikat tani thonë se mund t’u kushtojë familjeve britanike mbi 320,000 £ për të rritur një fëmijë nga foshnjëria deri në moshën madhore – çmim ky i barabartë me blerjen e një shtëpie ose ndoshta më shumë.

Një çift nga Londra në një prononcim për MailOnline u shpreh i tronditur nga shifrat dhe thanë se edhe ata janë në “hall” për kostot që do i duhen për rritjen e një fëmije.

Organizatat bamirëse dhe aktivistët kanë paralajmëruar gjithashtu se fëmijët nga familjet me të ardhura të ulëta janë ndër ata që do të goditen më rëndë nga kriza e kostos së jetesës.

Sipas shoqatës bamirëse Action for Children, më shumë se katër milionë fëmijë jetonin në varfëri vitin e kaluar, pasi ata paralajmëruan se rritja e çmimeve do të godiste më rëndë pjesët më të varfra të Britanisë.

I nxitur nga rritja e kostove të karburantit, ushqimit dhe faturave, inflacioni u rrit në një nivel të ri 30-vjeçar këtë javë, duke shkuar më lart se rritja prej 6.7 përqind që kishin parashikuar analistët.

Të rrisësh një fëmijë kushton më shumë se sa
Share This Article