Të shtëna masive me armë në rrugët e Kabulit, në mes të protestave anti-talebane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të shtëna masive kanë shpërthyer në kryeqytetin afgan, ndërsa talebanët po “shtypnin” një protestë.

Kështu ka raportuar korrespondenti i Euronews në Kabul, sipas të cilit, talebanët filluan të qëllojnë për të shpërndarë një protestë dhe u thanë gazetarëve që të ndalojnë xhirimet.

Sidoqoftë, rruga ishte e qetë pas dhjetë minutash të shtënave pa pushim.

Ndryshe, talebanët pushtuan kryeqytetin e Afganistanit në mes të gushtit, pas një kontrolli të shpejtë në të gjithë vendin.

Ata deklaruan të hënën se kishin marrë nën kontroll Luginën Panjshir, provincën e fundit të mbajtur nga luftëtarët anti-talebanë. 

Share This Article