Të shtëna me armë në Pentagon, Vritet polici, izolohet një pjesë e ndërtesës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një polic humbi jetën këtë të martë pas disa të shtënave që u shkrepën jashtë ndërtesës së Pentagonit. Menjëherë pas të shtënave një nga ndërtesat më të rëndësishme në Amerikë kaloi në izolim.

Zyra e shtypit nuk ka dhënë më shumë informacione ndërsa pritet që të dalë në një konferencë shtypi zëdhënësi.

Ngjarja ndodhi në platformën e autobusëve në kompleksin e Pentagonit e cila është hyrja kryesore në Pentagon, dhe përdoret nga mijëra personel çdo ditë.

Të shtënat shkaktuan bllokim të personelit brenda në ndërtesë për pak kohë, shkruajnë mediet amerikane.

Pasi mbërritën forca të shumta policie, dhe skena u rrethua, forcat e sigurisë së Pentagonit njoftuan se ndërtesa ka dal nga izolimi dhe mund të lëvizet lirshëm.

Share This Article