Të shtëna me armë në Times Square, tre të plagosur – publikohen pamjet dramatike nga sheshi i famshëm i New Yorkut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre persona u plagosën në një të shtënë në Times Square të New Yorkut.

Një person është arrestuar dhe pyetur për incidentin, thotë agjencia amerikane.

Të shtënat ndodhën rreth orës 1:20 të natës në një nga destinacionet më të njohura turistike në New York.

New York Times shkruan se viktimat janë një 19-vjeçar dhe një 65-vjeçar, të cilët u goditën në këmbë, dhe një 18-vjeçare, e cila u godit në qafë.

Zëdhënësja e policisë deklaroi se ata nuk janë në rrezik për jetën.

Të shtënat ndodhin në kohën e fushatës zgjedhore për kryebashkiakun e qytetit, ku lufta kundër kriminalitetit është një nga temat kryesore. 

Share This Article