Të shtëna me armë në Uashington, një i vrarë dhe 3 të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 15-vjeçar ka mbetur i vrarë dhe 3 persona të tjerë janë plagosur, mes të cilëve edhe një oficer policie, si pasojë e të shtënave gjatë mbrëmjes së djeshme në Uashington.

Sipas Policisë ngjarja ndodhi në Uashington DC, në zonën veriperëndimore të kryeqytetit, pranë Festivalit të Muzikës Moechella.

Gjatë mbrëmjes kishin shpërthyer një sërë përleshjesh dhe incidentesh, me kaosin e krijuar nga shpërndarja e njerëzve të pranishëm në një koncert. Disa njerëz u plagosën në nxitimin e tyre për t’u larguar nga zona dhe u ndihmuan nga siguria publike kur ndodhën të shtënat.

Festivali i Muzikës Moechella, i organizuar midis rrugës 14 dhe U, përfshinte një sërë koncertesh me rastin e Qershorit, festës së re kombëtare që përkujton fundin e skllavërisë në SHBA.

Share This Article