Të shtëna me armë në Vlorë, plagoset 1 person

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 33-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orën 12:25 në lagjen ‘Pavarësia 3” në Vlorë. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Blutë e Vlorës bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 33-vjeçari T.R (H), ndërsa po punojnë për kapjen e autorit.

Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit”, thuhet në njoftim.

Share This Article