Të shtëna me armë te “Cinco Cavalli” teksa performonte Stresi, policia identifikon autorin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një koncert ku po performonte artisti “Stresi” në ambientet e club-in e natës  “Cinco Cavalli” një person ka qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së datën 1 janarit dhe fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.

Autori është neutralizuar nga të pranishëm në koncert, të cilët e kanë qëlluar me grushte e gota. Ky i fundit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe tashmë është shpallur në kërkim. Pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes e ka mbyllur eventin para kohe për të zbardhur rrethanat.

“Në vijim të veprimeve si rezultat dhe i  këqyrjes së kamerave, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, por për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e policisë.

Share This Article