Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zbardhet emri i një prej viktimave të krimin në familje sot në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Dritan Muskurti është një prej viktimave, ndërsa nuk dihet ende emri i bashkëshortes së tij. Dyshohet se ka qenë vëllai që ka vrarë vëllain me armë dhe më pas kunatën.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article