Të shtëna në Kaliforni, katër të vdekur, mes tyre një fëmijë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën katër persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë nga të shtënat në një ndërtesë zyre në jug të Kalifornisë, raportojnë mediat amerikane.

Policia tha se ata u thirrën në ndërtesën dy katëshe në Lincoln Avenue në Orange, në jug të Los Anxhelosit, rreth orës 17:30 me kohën lokale (00:30 GMT).

Policët qëlluan dhe plagosën të dyshuarin i cili u dërgua në spital, raporton BBC.

Situata është “stabilizuar” dhe nuk ka asnjë kërcënim për publikun, shton deklarata.

“Tmerruese dhe pikëlluese”, tha guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom në Twitter.

“Zemrat tona janë me familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme sonte.”

SHBA-ja u trondit nga dy të shtëna të tjera masive në mars.

Tetë persona – shumica prej tyre aziatiko-amerikanë – u vranë brenda llixhave në Atlanta, Georgia, në 16 Mars, ndërsa 10 njerëz u qëlluan për vdekje në një dyqan ushqimesh në Kolorado në 22 Mars.

Presidenti Joe Biden u zotua të ndërmarrë “hapa të arsyeshëm” për goditjen e armëve të zjarrit , duke ripërtërirë thirrjen e tij për të ndaluar armët sulmuese dhe duke i kërkuar Kongresit të miratojë faturat që do t’i jepnin fund boshllëqeve në kontrollet e sfondit.

Share This Article