Të shtëna në SHBA, 4 viktima

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Katër persona kanë humbur jetën pas të shtënave në Maine, SHBA. Mediat në vend bëjnë të ditur se katër viktimat u qëlluan për vdekje në një shtëpi në zonën e Bowdoin.

Dyshohet se ngjarja ka lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në një autostradë, 25 milje larg nga vendi i ngjarjes ku të plagosur mbetën tre persona.

Sipas autoriteteve, për rastin, një person ndodhet në paraburgim. Nuk dihen ende motivet apo identiteti i personit të arrestuar.

“Si rezultat i të shtënave, katër persona u gjetën të vdekur brenda një shtëpie në rrugën Augusta në Boëdoin”, tha policia.

 “Pak kohë më vonë, rreth orës 10:30, tre persona u qëlluan ndërsa lëviznin drejt jugut pranë Mile Marker 17 dhe Exit 15 në Yarmouth.”

Ngjarja vjen më pak se 24 orë pas të shtënave në një festë ditëlindjeje në Alabama, të cilat rezultuan me 4 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Share This Article