Të shtëna rekord në SHBA, vriten 3 persona në Uashington

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat gjatë natës në një dyqan në Yakima në shtetin e  Uashingtonit në SHBA. Lajmi është konfirmuar për CNN nga shefi i policisë lokale, Matt Murray.

Autori i dyshuar i vrasjeve u arratis me një Chrysler pas të shtënave dhe është ende në arrati.

‘Ai është një person i rrezikshëm dhe të shtënat kanë qenë të rastësishme, ndaj ka rrezik për komunitetin’, paralajmëroi policia.

Të shtënat në Uashington vijnë pas atyre në Kaliforni ku mbetën të vrarë 7 persona dhe atyre në Monterey, ku një i moshuar me origjinë aziatike vrau 11 persona në një sallë kërcimi.

Këtë muaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar të shtëna rekord me armë zjarri, më shumë se kurrë në historinë amerikane.

Share This Article