Një person i armatosur i maskuar si një polic vrau të paktën 16 persona, përfshirë një oficer policie, në atë që besohet të jetë gjuajtja masive më e keqe në Kanada.
Ngjarja 12-orëshe filloi të Shtunën dhe përfundoi me ndjekjen e makinës.
Policia tha se i dyshuari qëlloi njerëz në vende të ndryshme në Nova Scotia, shumë prej tyre rastësisht. Ai u vra në konfrontimin me policinë.
Ai u raportua se po drejtonte atë që dukej si një makinë policie.
Pas fillimit të sulmit banorët e qytetit Portapique u këshilluan që të mbylleshin brenda shtepive të tyre.
Autoritetet ende po përpiqeshin të vendosnin numrin përfundimtar të vdekjeve të Dielën. Ata paralajmëruan se mund të ketë më shumë viktima.
Një prej të vrarëve ishte Heidi Stevenson, i cili kishte shërbyer për 23 vjet në forcat policore.
Dy fëmijë kanë humbur nënën e tyre dhe burri, gruan e tij. Prindërit humbën vajzën e tyre dhe persona të tjerë të panumërt humbën miken dhe kolegen e tyre të jashtëzakonshme”, tha Komisioneri Bergerman.
Kryeministri Kanadez Justin Trudeau e përshkroi atë si “një situatë të tmerrshme” dhe Kryeministri i Nova Scotia-s Stephen McNeil u tha gazetarëve “kjo është një nga aktet më të pakuptimta të dhunës në historinë e provincës sonë”.
Të shtënat masive janë relativisht të rralla në Kanada ku ligjet e pronësisë së armëve janë më të rrepta se sa në Shtetet fqinje.
Vitin e kaluar dy adoleshentë të arratisur rrëfyen se kishin vrarë në veri të British Columbia tre persona, përfshirë një çift australiano-amerikan.
Në vitin 2017, studenti Alexandre Bissonnette qëlloi për vdekje gjashtë besimtarë dhe plagosi disa të tjerë një xhami në Quebec.
Policia Mbretërore Kanadeze ka qenë në shënjestër në një numër të shtënash, përfshirë një sulm që la tre oficerë të vdekur në Moncton, New Brunswick, në 2014.
Në vitin 1989, një gjuajtje kolegji në Quebec la 14 gra të vdekura pasi vrasësi I nxori të gjithë burrat jashtë klasës dhe hapi zjarr. (BBC)