Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë Kuvendin e PD të shtunën, 11 dhjetor, në stadiumin e “Air Albania”.
Në këtë Kuvend nuk janë të ftuar vetëm delegatët, por të gjithë mbështetësit dhe anëtarët e thjeshtë të PD-së, të cilët do të bëhen bashkë për rithemelimin e kësaj force politike.
Drejtoresha e komunikimit të “Foltores”, Floriana Garo, zbuloi detajet në një intervistë për Ora News.
Floriana Garo:
“Do mbahet në Air Albania, do të nisë rreth në orën 10. Janë mbledhur rreth 5200 firma të delegatëve. Delegatët që kanë firmosur të jenë në një zonë krejtësisht të veçuar nga pjesa tjetër e simpatizantëve, anëtarëve dhe të gjithë atyre që duan të jenë prezent. Kuvendi do të nisë në Air Albania. Duam t’i sigurojmë sa më shumë transparencë medieve dhe anëtarëve.
Të gjitha vendimet do të merren në Kuvend. Qëllimi ynë është të shkojmë në selinë e PD. Por vendimet do të merren në Kuvend. Ky Kuvend do shprehë vullnetin e demokratëve, vullnetin e anëtarësisë. Anëtarësia po merr në dorë fatin e partisë. Pas 11 dhjetorit nuk do ketë më dy grupime, por do ketë vetëm një Parti Demokratike, që shpreh vullnetin e demokratëve, që shpreh vullnetin a anëtarësie. Nuk do ketë më dy grupime të Partisë Demokratike”.