Të shtunën demokratët të ndarë në dy kampe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërsa PD e Bashës bëhet gati për Kuvendin e 18 dhjetorit, demokratët që ishin pjesëmarrës në kuvendin e 11 dhjetorit janë thirrur në referendum për të vulosur shkarkimin e Bashës.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi shkruan në një postim në facebook se edhe dy ditë na ndajnë nga referendumi i 18 dhjetorit, ku pritet të “vuloset” shkarkimi i Lulzim Bashës.

“Vetëm demokratët mund të vendosin për drejtimin e PD, dhe askush tjetër” shkruan ai. Pak ditë më parë Berisha i bëri thirrje kryetarëve të degëve PD të lejojnë të mbahet referendumi.

Ndërkohë nga selia e PD-se vijojne përgatitjet për Kuvendin e 18 dhjetorit. Basha pati dje një takim me kupolen drejtuese ku ka kërkuar angazhim që më 18 dhjetor pjesëmarrja të jetë sa më e lartë.

“Ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga pjesa e keqe e të kaluarës tonë dhe të zgjedhim të ardhmen” shprehet Basha.

Share This Article