Të shtunën edicioni i dytë i kalimit me not të kanalit të Korfuzit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mëngjesin e 31 gushtit do të startojë edicioni i dytë i kalimit me not të kanalit të Korfuzit nga një numër notarësh të huaj.

70 notarë nga Britania e Madhe, Irlanda, Franca, Holanda Australia do të notojnë përreth 2 milje detare  në ngushticën që ndan brigjet shqiptare nga ishulli i Korfuzit.

Megjithëse distanca është mjaft e shkurtër kjo ngushticë  për 45 vite me radhë ka qenë në një nga zonat e ruajtura me rreptësi të madhe për të ndaluar çdo mundësi komunikimi midis brigjeve të dy vendeve.

Për këtë arsye organizatorët e këtij aktiviteti mendojnë se nëpërmjet aktiviteteve të tilla kjo ngushticë mund të rikthehet përsëri si një urë komunikimi midis ishullit të Korfuzit dhe brigjeve shqiptare, duke promovuar njëkohësisht turizmin dhe trashëgiminë kulturore.

Kalimi me not i ngushticës nga notarët  ndiqet nga një numër i madh banorësh të ishullit  turistik si dhe nga autoritetet lokale, të cilët  organizojnë edhe një festë modeste në veriun e ishullit të Korfuzit.

Nisja do të bëhet nga vendi i quajtur Pema e Thatë midis Ksamilit dhe Butrintit në orën 7.30 -08.00 të mëngjesit  ditën e shtunë, 31 gusht 2019.

Share This Article