“Të varfër dhe të padëshiruar”. Masat kundër krizës, studentët ankohen për shpërfillje nga qeveria

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Kemi studentë që i japin përparësi të ushqyerit dhe të shkretët nuk marrin një shishe dhallë apo shishe ujë, ka edhe nga ajo shtresë”, është kjo dëshmia e një shitëseje në një “fast food” të kryeqytetit.

Kur të ardhurat mbesin në vendnumëro e qiraja rritet me të paktën dy mijë lekë, shpenzimet kancelarike me 600 dhe transporti me 300 lekë diku duhet kursyer.

Një alternativë mund të jetë edhe kjo meny modeste e sugjeruar nga një mesë në Qytetin Studenti në kryeqytet. “Studenti mund të marri edhe vetëm një makaronë dhe një qofte që kushton 1 mijë lekë (të vjetra)”, thotë shitësja. Studentë të tjerë, siç është Antigona kanë gjetur edhe një tjetër rrugë për t’iu kundërpërgjigjur krizës së çmimeve.

Të enjten qeveria njoftoi paketën e dytë të rezistencës për shkak të shtrenjtimit të produkteve dhe shërbimeve dhe krizës energjetike, por studentët nuk u përfshinë në të. Për të shprehur pakënaqësinë pas mos-përfshirjes në paketën ndihmëse aktivistë e studentë organizuan një protestë para Kryeministrisë.

Në shenjë simbolike, aktivistë e studentë vendosën në murin e Kryeministrisë edhe një çmim “Guinness” dedikuar kryeministrit Rama si shenjë pakënaqësie ndaj politikave qeveritare për studentët dhe të rinjtë në përgjithësi.

Share This Article