Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ish-sipërmarrësen e tregut farmaceutik, Vilma Nushi.
Përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook, Berisha shprehet se Nushi ka qenë e përfshirë në aferën e “Check-UP”.
Sipas Berishësm në aferën korruptive që rëndon mbi jetët e shqiptarëve, Nushi dhe kryeministri Edi Rama kanë vjedhur nga tenderi prej 100 milionë eurosh, 90 milionë prej tyre.
Ai shtoi gjithashtu se mosreagimi i SPAK-ut ndaj asaj që e cilëson afera e “Check-up”, është me pasojë jetë shqiptarësh.
Reagimi i plotë:
Dy fjalë për Vilmën e Check-up akrabane e Edi Ramës. Të vjedhësh të sëmurët, je vampir.
Pse hesht SPAK për Vilma Nushin e cila ka përfituar qindra milionë… me pasojë jetë shqiptarësh.
E dini ju ndrikull Nushin. Do t’ju jap vetëm një të dhënë. Me falni për shprehjen. Një vampire e vërtetë. Nga 100 milionë që ka marrë, ta dinë shqiptarët, ka përdorur 10 dhe ka vjedhur 90 me Edi Ramën.
E sigurte kjo. Po sa herë e kemi denoncuar ne Vilma Nushin, gruan e kushëririt të Edi Ramës, me dhjetëra e dhjetëra herë.
A e dini ju që shqiptarët marrin ilaçet më të pavlera ndofta. Akti i parë që bëri kur erdhi ne pushtet Edi Rama me ndikimin e kushërirës hoqi nenin i cili u garantonte shqiptarëve vetëm ilaçe që përdoreshin në hapësirën e BE.
Mund të ishin pak më shtrenjtë, nuk e mohoi por problemi ishte në cilësi. Ishin cilësi. Kurse Tomë Doshi me cilësinë e tij ka marrë 3000 tendera.
E kuptoni ju apo jo me se mjekohen shqiptarët. 3000 tendera, dhe krimi shndërrohet në vota dhe vota shndërrohet në krim.
Çfarë duhet të bëjnë këta njerëz… Skapi apo ndan trofetë më ta, ndan pasuritë me ta….