Debati mes Teas dhe Luizit u komentua edhe nga opinionistët, Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari.
Zhaklin tha se Tea don Luizin, Luizi, Kiarën dhe Kiara veten, pra është krijuar një treshe.
Zhaklin: Midis Teas dhe Luizit ka një tërheqje sesksuale në mënyrë të fshehur. Për mua gjestet e Teas, bëhen kur ka një lloj intimiteti.
Për shkak të këtij intimiteit, Tea u lëndua aq shumë nga komenti i Luizit. Kur nuk e don një person, nuk të lëndon aq shumë fjalka e tij. Prandaj ajo është aq e lënduar. Edhe përfshirja e Luizit në buxhet, më bind më shumë për këtë.
Arbër: E mbështes totalisht Zhakun. Është shenjestër.
Zhaklin: Tea i thonte Luizit se nuk do ta shihte më atë shikim. Ka një luftë passive të heshtur që ndodh me trup.
Luizi dhe Tea debatuan sërish për konfliktin mes tyre të hapur disa ditë më pare, lidhur me një koment që ky i fundit bëri për të.
Tea: Ore unë nuk dua të merrem fare.
Luizi: Nuk të llogarit njeri fare këtu. Nuk të konsideroj fare si konkurente.
Tea: Ti më ke ofenduar në mënyrën më të ulët të mundshme.
Luizi: Po nuk më pëlqen moj.
Tea: Boll më ofendove se do ulen 2 mijë euro të tjera. Nuk je qendra e universit, o zotëri. Nuk dua të flas më me ty.
Luizi: Duhet të veproj siç do ti? Okej, nuk të flas më, deri në ditën që do mbledhësh veten.
Tea: Unë po përpiqesha të flija dhe ti më përmend emrin me atë.