Teatrot në Britani të Madhe mirëpresin “fundin” e masave antiCovid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupet teatrore kanë ‘përshëndetur’ vendimin e qeverisë për t’i dhënë fund masave të Planit B, duke e përshkruar atë si një rritje të besimit në industrinë e teatrit.

Lehtësimi i masave do të thotë që nga e enjtja e ardhshme teatrot, klubet e natës dhe ambientet nuk do t’u kërkojnë më njerëzve të tregojnë një test negativ për Covid-19 për të hyrë brenda apo dëshminë e vaksinës.

“Lehtësimi i masave të Planit B, veçanërisht përfundimi i punës së detyrueshme në shtëpi, duhet të sigurojë një nxitje të besimit në industrinë e teatrit pas disa javësh turbulencash dhe pasigurie”, tha shefi ekzekutiv në largim i Teatrit në MB, Julian Bird, transmeton rtv21.tv

Ai shtoi se ndërsa kufizimet u lehtësuan, organet e teatrit do t’u kërkojnë ende të tjerëve që të përdorin maska, në mënyrë që të mbrojnë stafin, interpretuesit dhe anëtarët e tjerë.

Share This Article