Pragu simbolik i një milion rasteve të deklaruara zyrtarisht me koronavirusin e ri në të gjithë botën u kapërcye sot rreth orës 19:00, sipas një llogaritjeje të burimeve zyrtare.
Të paktën 1000036 raste infektimi, përfshirë 51718 vdekje, janë regjistruar në 188 vende dhe territore, veçanërisht në SHBA (234462 raste, përfshirë 5607 vdekje), ku pandemia aktualisht po përparon më shpejt.
Në Itali, 115242 raste, vendi më i goditur përsa i përket vdekjeve, 13915.
Në Spanjë, 110238 raste, nga të cilat 10003 vdekje.
Në Kinë, djepi i pandemisë, 81589 raste, nga të cilat 3318 vdekje.