Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, në mbarë botën janë shëruar 961.785 persona
Numri i personave të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 960 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, nga koronavirusi në mbarë botën janë shëruar 961.785 persona.
Vendet me numrin më të madh të rasteve të shëruara në botë janë renditur SHBA-ja me 142.238, Spanja me 123.903, Gjermania me 120.400, Kina me 77.578, Irani me 72.439, Italia me 68.941 dhe Franca me 46.886.
Ndërsa në Turqi deri më tani nga COVID-19 janë shëruar 38.809 persona.
Virusi që për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, ai u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi.
Në të gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në mbi 3.146.200, ndërsa mbi 218.000 e kanë humbur jetën pas infektimit me sëmundjen.