Ndërsa SHBA vazhdon rrugën drejt rihapjes së ekonomisë, disa shtete, përfshirë Teksasin dhe Florida, ende po shohin një rritje të infeksioneve të reja.
Në shkallë vendi, infeksionet e konfirmuara së shpejti do të arrijnë në dy milion, pasi rastet e reja bien në përgjithësi.
Të dielën, rastet në Florida tejkaluan 1.000 për të pestën ditë me radhë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të shtetit pranë 64,000 infeksioneve të njohura. Rastet ditore nuk janë raportuar në këtë nivel në Florida që nga prilli, kur virusi ishte në kulmin e tij.
Por, përqindja e testeve pozitive Covid-19 ka rënë në të njëjtën periudhë, duke sugjeruar që rritja e numrit të identifikuar mund të lidhet me rritjen e numrit të testimit. Ka pasur më shumë se një milion teste të administruara në shtetin jugor deri më tani.
Teksasi, gjithashtu, ka parë një rritje të rasteve të raportuara ditëve të fundit. Pas një rënie të vazhdueshme në fillim të majit, numrat janë rritur që nga 26 maji, rreth tre javë pasi dyqanet me pakicë dhe restorantet u hapën me kapacitet të kufizuar. Ka pasur të paktën 75,408 raste në Teksas të konfirmuara deri më tani./BBC