Lajm i keq për Atalantën, skuadrën ku luan mbrojtësi i kombëtares, Berat Gjimshiti. Futbollisti argjentinas, José Luis Palomino, ka rezultuar pozitiv me doping pas një kontrolli të befasishëm.
Shoku i Gjimshitit në repartin difensiv është pezulluar menjëherë nga Gjykata italiane e Antidopingut.
Palomino nuk ka mundur të justifikojë rezultatin e analizave të kryera nga Nado Italia gjatë grumbullimit me ekipin bergamask. Substanca e ndaluar e përdorur nga Palomino është Nandrolone, një lloj steroidi anabolik.