Telashe të tjera për Arben Ahmetajn, merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre, shkaktoi 7 mld lekë dëm për…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj merr të pandehur ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj për shpërdorim detyre

Një tjetër akuzë për ish-zv.kryeministrin dhe ish-ministrin e Financave, njëkohësisht deputet i PS, i cili ndodhet në arrati pasi kërkohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se sipas akuzës së ngritur nga prokurori i SPAK Elvin Gokaj, Ahmetaj ka shkelur ligjin duke firmosur privatizimin e ish-fabrikës së bukës te “5 maji”.

Ahmetaj akuzohet se ka shkaktuar dëm 7 miliardë lekë për familjen Myderizi, e cila ka fituar proceset gjyqësore.

SPAK ka veçuar çështjen dhe është duke vijuar hetimin për zyrtarë të tjerë në lidhje me këtë çështje.

Ndaj Ahmetajt ka një urdhër-arresti ndërkombëtar me masë dhënë në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale: “Korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”.

Ish-ministri dyshohet se ka përfituar para dhe prona nga bosët e inceneratorëve Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto.

Share This Article