Telefon falas për çdo 60-vjeçar ukrainas që vaksinohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të gjithë personat mbi 60 vjeç që vaksinohen kundër COVID-19 do të marrin një telefon (celular) falas, sipas një deklaratë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Gjithashtu presidenti prezantoi më shumë se 10 shërbime të reja digjitale, duke përfshirë shërbime për pensionistët dhe shoferët, dhe aplikacione të tjera digjitale.

Aktualisht në Ukrainë funksionon programi “e-support”, i cili kompenson ukrainasit që janë vaksinuar me 35 dollarë. Brenda një jave qeveria do të vendosë të zgjasë programin.

Ky bonus është aktualisht në dispozicion për qytetarët të moshës mbi 14 vjeç, të cilët kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Share This Article