ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës 8 minutes ago
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç 10 minutes ago
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez 10 minutes ago
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT 12 minutes ago
Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë 12 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Telefonantat e fundit me të afërmit të Klement Çupit

albnews by albnews
28 November, 2019
in Albania
0
Telefonantat e fundit me të afërmit të Klement Çupit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Ku do e pimë kafen kur të dal?”, këto kanë qenë disa nga fjalët e fundit të Klement Çupit, i riu nga Mati që sfidoi vdekjen duke qeshur teksa qëndronte nën rrënojat e njërit prej pallateve të shembura të Thumanës.

Plot 17 orë, djali i familjes Çupi që kishte ardhur nga Anglia për të fejuar vëllain i tij, jetoi me shpresën se do të dilte gjallë nga aty. Nuk u dorëzua në asnjë moment dhe me gjithë dhimbjet e shumta që i thernin shpirtin, tentonte të mbante me batuta forcat operacionale të shpëtimit. Grekët kanë mbetur të habitur nga vendosmëria e tij për të jetuar, i cili nuk u dorëzua në asnjë moment. Në gjuhën helene, djaloshi 32-vjeçar i kishte thënë: “Ku do ta pimë kafen kur të më nxirrni nga aty?”

RelatedPosts

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares që po gjykonte procesin ndaj tij, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

BIRN: Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

Edhe pse kishin kaluar plot 17 orë nën gërmadha, sytë e tij ishin plot shpresë. Njëri nga familjarët i ka qëndruar aty Klementit deri në minutat e fundit të jetës së tij. Ka komunikuar për çdo gjë me të. Madje pas tërmetit, ai ka kërkuar një telefon ku ka folur me të gjithë të afërmit. Fillimisht ka komunikuar me të fejuarën në Angli, më pas më familjarët e tjerë, të cilët tregojnë për newsbomb.al që ishte Keli ai që i jepte kurajo se do të dilte mirë nga rrënojat.

“Mos u lodhni kot për babain. Është sipër meje i vdekur. Edhe mami nuk jeton. E pashë kur i ra pllaka në kokë dhe mbeti në duart e Colit (Vëllai i shpëtuar, Nicole Çupi)”.

Edhe pse fatkeqi kishte parë tmerr me sy, edhe pse ishte në dijeni se prindërit e tij nuk jetonin më, ai s’u dorëzua deri në momentin e fundit. Kur grekët po luftonin për ta nxjerrë nga rrënojat, Keli duket se e kishte parandjerë fundin e dhimbshëm. “Bert (i afërm i tij), unë do të vdes. Këmbët nuk i ndjej fare. Që në mëngjes kam parë gjak që pikon poshtë. Të lutem, do vdes se do vdes, më jipni pak ujë. Ma jepni dhe një cigare”, kanë qenë fjalët e fundit të tij, raporton newsbomb.al.

Të dy djemtë kishin vetëm pak ditë që ishin kthyer nga emigrimi. Coli kishte mbërritur para 5 ditësh, ndërsa Keli vetëm një natë para tragjedisë. Për t’u çmallur me bijtë e tyre, të dy prindërit kishin vendosur të flenin me ta, raporton newsbomb.al.

Babai, i ndjeri Hajredin Çupi, në natën e tragjedisë kishte fjetur me një shtrat me Klementin duke konsumuar së bashku edhe disa cigare. Ndërsa djali tjetër, Coli ishte shtrirë me të ëmën, Luten. Kishin qëndruar zgjuar deri në orët e para të mëngjesit. Madje tërmetin e orës 2 të mëngjesit e kishin ndjerë. Por, nuk kishin lëvizur me shpresën që nuk do të kishte të tjerë. Sic duket Zoti kishte vendosur që ata mos të ndaheshin kurrë nga shtratet e njëri-tjetrit.

Një fund tragjik dhe mjaft i dhimbshëm, me vetëm Colin i cili tashmë duhet të mbledhë forcat për të përballuar tragjedinë e madhe. Së bashku me motrën e tij, Donikën, të kthyer dje dhe ajo nga Greqia, kanë organizuar ceremoninë mortore për të përcjellë në orën 12:00 të mesditës, për në banesën e fundit, prindërit me vëllanë e tyre. (newsbomb.al)

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

27 September, 2025
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

27 September, 2025
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

27 September, 2025
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result