Telefonata ‘misterioze’ vë në siklet Rudina Hajdarin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbledhja e Komisioni për Integrimin Europian ka prodhuar ditën e djeshme një incident të pazakontë dhe banal.

Në momentin që Kryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari, po bënte apelin përmes platformës “Zoom”,  kur i erdhi radha deputetit Taulant Balla, u dëgjua edhe një zë “misterioz”.

Në pamje duket vetëm Hajdari por, për një moment ndizet një nga mikrofonët e deputetëve dhe dëgjohet telefonata: “Dëgjo këtu ti pederast m*ti”.

Nga mikrofoni i ndezur dëgjohet edhe përgjigjia: “Pse ça bëra unë?” Më pas linja ndërpritet dhe i kalon radha deputetit Nikolin Staka.

Në mbledhjen e të martës, Komisioni miratoi virtualisht projekt-relozutën “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.

Share This Article