NASA ka njoftuar se teleskopi hapësinor James Webb ka detektuar shenja të ujit në një planet
që është mijëra vite dritë larg nesh.
Agjencia amerikane hapësinore thotë se teleskopi miliarda dollarësh, ka “hasur në shenja të ujit” në planetin gjigant të gazit WASP 96-b, që sillet rreth një ylli nga një distancë prej rreth 1.150 vite dritë, transmeton Telegrafi.
“Për herë të parë kemi detektuar dhe analizuar provat e reve në atmosferën e këtij ekzoplaneti”, thuhet në kumtesën e NASA-s.
Zbulimi i NASA-s vjen në kohën kur ESA (Agjencia Hapësinore Evropiane dhe CSA-ja (Agjencia Kanadeze e Hapësirës), kanë ndarë për herë të parë setin e imazheve me ngjyra të plota të marra nga teleskopi që shkrepi imazhet e thella të universit, që po konsiderohen si më të avancuarat deri më tani.
Imazhet me rezolucion të lartë, gjithashtu tregojnë ciklet e jetës yjore dhe galaktikat ndërvepruese.
Zbulimi i fundit ofron shpresë se teleskopi hapësinor më i fuqishëm që ndonjëherë është ndërtuar, mund të ndihmojë në kërkimin e jetës aliene, por edhe të zbulojë planetë potencialisht të banueshëm për njerëzimin.
“Eksplorimi i ekzoplaneteve tani është komponenti kryesor i misionit”, tha zëdhënësi i NASA-s.