Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA shkrepi një fotografi rrëqethëse të Shtyllave të Krijimit – kolona të mbushura me pluhur që duken si një dorë e një fantazme që arrin në thellësitë e hapësirës e që ndodhet 7,000 vjet dritë larg nga Toka.
Imazhi drithërues u shkrep në dritë gjysmë infra të kuqe – duke shfaqur një pamje të re të peizazhit të njohur kozmik – që bllokon dritën e ndritshme të yjeve për të kapur vetëm pluhurin ogurzi që rrjedh aty.
Kjo është hera e parë që bota ka dëshmuar se sa të dendura janë disa zona pluhuri në Shtyllat e Krijimit, të cilat u formuan më shumë se pesë milionë vjet më parë, të cilat zakonisht shiheshin të rrethuara nga yje të ndezur, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Edhe pse yjet vezullues nuk janë të pranishëm në imazh, skajet e ndezura të manteleve të pluhurit përfaqësojnë yje të rinj që sapo kanë filluar të formohen.
Instrumenti i dritës infra të kuqe të mesme të Webb (MIRI) përmban një aparat fotografik dhe një spektrograf, i cili ndan dritën hyrëse sipas frekuencës së saj dhe regjistron spektrin që rezulton në fotografi.
MIRI ka gjithashtu detektorë të ndjeshëm që e lejojnë të shohë dritën e zhvendosur në të kuqe të galaktikave të largëta, yjeve të sapoformuar dhe kometave pak të dukshme, si dhe objekteve në Rripin Kuiper.
Dhe JWST është e vetmja ndonjëherë që ka një teknologji të tillë.
Foto e Shtyllave të Krijimit, e shkrepur në vitin 2014.
“Pse drita infrakuqe e mesme krijon një humor kaq të zymtë dhe ftohës në imazhin e Instrumentit me Infra të Kuqe të Mesme (MIRI) të Webb?”, ndau NASA në një deklaratë.
Reklama
“Pluhuri ndëryjor mbulon skenën. Dhe ndërsa drita e mesme infra e kuqe është e specializuar në detajimin se ku është pluhuri, yjet nuk janë aq të shndritshëm në këto gjatësi vale për t’u shfaqur. Në vend të kësaj, këto shtylla gazi dhe pluhuri me nuancë plumbi, të zbehta, shkëlqejnë në skajet e tyre, duke lënë të kuptohet për aktivitetin brenda”, shkruhet në deklaratën e NASA.
Foto e Shtyllave të Krijimit, e shkrepur në vitin 1995.
Mijëra e mijëra yje janë formuar në të vërtetë në këtë zonë, e cila u vëzhgua në një imazh të shkrepur nga James Webb në fillim të këtij muaji, i cili ofron pamjen më të detajuar të Shtyllave të Krijimit të parë ndonjëherë nga syri i njeriut.