Televizioni shtetëror rus e pranon se lufta po e “shteron Rusinë në çdo mënyrë”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një prezantuese e televizionit rus ka pranuar se lufta në Ukrainë e “shteron” Rusinë në “çdo mënyrë”.

Madje, sipas saj, shumë rusë duan t’i jepet fund armiqësive, shkruajnë mediat e huaja.

Bëhet fjalë për një video të shkurtër me komentet e propagandistes së Kremlinit Olga Skabeyeva u shpërnda në Twitter nga Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të punëve të brendshme të Ukrainës, të martën.

“Ne jemi të gjithë të rritur dhe e dimë mirë se lufta e varfëron shtetin rus në çdo mënyrë”, citohet të ketë thënë Skabeyeva.

“Në të njëjtën kohë ne, duke qenë njerëz adekuat dhe normal, sigurisht që nuk jemi në gjendje të gëzohemi me luftën dhe secili prej nesh, jam i bindur, do të donte t’i jepej fund armiqësive”.

Share This Article