Televizioni shtetëror rus pretendon se ‘Lufta e Tretë Botërore ka filluar’

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

‘Operacioni special’ i Kremlinit në Ukrainë ka marrë fund dhe ‘Lufta e Tretë Botërore’ ka filluar, ka pohuar një spikere e televizionit shtetëror rus.

Duke folur me shikuesit në emisionin e saj Rossiya-1, Olga Skabeyeva sugjeroi se Rusia tani po përballet me një situatë ku do t’i duhej të ‘çmilitarizonte’ NATO-n, raporton uebsajti ukrainas i lajmeve ‘Ukraina World’, shkruan Sky News.

‘Ndoshta ka ardhur koha për të pranuar, ndoshta, se operacioni special i Rusisë në Ukrainë ka përfunduar’, citohet të ketë thënë ajo, përcjell Telegrafi. ‘Në kuptimin që ka filluar një luftë e vërtetë. Për më tepër, është Lufta e Tretë Botërore’.

‘Ne jemi të detyruar të çmilitarizojmë jo vetëm Ukrainën, por të gjithë NATO-n’.

Ndryshe, reagimi i saj vjen në kohën kur ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se vendit tani i duheshin armë të rënda për të luftuar efektivisht kundër pushtuesve rusë në Ukrainën lindore.

Kuleba, duke marrë pjesë në një sesion të drejtpërdrejtë pyetje-përgjigje me përdoruesit e Twitter, tha gjithashtu se bisedimet e paqes me Rusinë nuk po zhvillohen realisht.

Megjithatë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden hodhi poshtë raportet se SHBA po shqyrtonte mundësinë e dërgimit të sistemeve të raketave me rreze të gjatë për Ukrainën.

Share This Article