Disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të shohin temperatura rekord, me paralajmërime për nivele “të rrezikshme” të nxehtësisë në javën e ardhshme në të gjithë jugperëndimin.
Gati një e treta e amerikanëve – rreth 113 milionë njerëz – janë aktualisht nën alarm, nga Florida në Kaliforni dhe deri në shtetin e Uashingtonit.
Shërbimi Kombëtar i Motit u ka kërkuar njerëzve të mos nënvlerësojnë rrezikun për jetën. Të shtunën, një maksimum prej 48 gradë Celsius u regjistrua në Phoenix të Arizonës. Autoambulancat kanë trajtuar të pastrehët që vuajnë nga djegiet e shkallës së tretë.
Ndërkohë, në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta të planetit, parashikohet që të regjistrohet temperaturë deri në 54 gradë celsius, duke iu afruar asaj më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Tokë.