Temperatura mesatare globale arrin nivelet më të larta dy ditë radhazi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E gjithë bota përjetoi dy ditët më të nxehta të regjistruara ndonjëherë të hënën dhe të martën, thanë shkencëtarët nga projekti Climate Reanalyzer në Universitetin e Mejnit.

Temperatura mesatare globale arriti nivele të paprecedentë për dy ditë radhazi.

Të hënën, kishte tashmë një rritje të ndjeshme të nxehtësisë, por e marta pa një rritje edhe më të dukshme prej 0,17 gradë Celsius, që konsiderohet si një kërcim i konsiderueshëm për sa i përket mesatareve globale dhe të dhënave historike.

Llogaritësi i klimës i Universitetit të Mejnit, i cili mbështetet në të dhënat satelitore dhe simulimet kompjuterike, parashikon se temperatura e së mërkurës do të jetë gjithashtu jashtëzakonisht e lartë.about:blank

Në veçanti, temperatura mesatare e Antarktidës pritet të jetë 4.5 gradë Celsius më e ngrohtë se mesatarja e regjistruar midis videve 1979 dhe 2000.

Temperaturat e larta rekord janë vërejtur më 3 dhe 4 korrik në Kanadanë veriperëndimore dhe në Peru. Qytete të shumta në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga Medford, Oregon në Tampa, Florida, kanë përjetuar temperatura jashtëzakonisht të larta, duke arritur nivelet më të larta të të gjitha kohërave.about:blank

Në Pekin, temperatura kaloi 35 gradë Celsius për nëntë ditë rresht javën e kaluar.

Sipas shkencëtarit të klimës Stefan Rahmstorf në Institutin e Potsdamit për Kërkimin e Klimës në Gjermani, rritja e ngrohjes globale e shkaktuar nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile nuk ishte një ngjarje e paparashikuar.

Të dhënat e fundit ditore të nxehtësisë, edhe pse paraprake dhe jozyrtare, ndjekin një sërë fenomenesh të jashtëzakonshme meteorologjike dhe klimatike gjatë gjithë vitit.

Temperatura rekord vjen pasi muaji qershor u konfirmua gjithashtu si qershori më i nxehtë në rekordin global.

Temperaturat mesatare në të gjithë planetin ishin 1.46 C mbi mesataren midis viteve 1850 dhe 1900./ REL

Share This Article