Temperatura të larta në SHBA, 116 të vdekur në Oregon dhe 78 në Uashington

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të vdekurve nga vala e nxehtësisë që goditi shtetet amerikane është rritur në gati 200.

Autoritetet shëndetësore raportojnë 116 vdekje në Oregon dhe 78 në shtetin e Uashingtonit.

Të dhënat në shtetin e Uashingtonit janë veçanërisht të habitshme duke pasur parasysh kontekstin historik, raporton theguardian.

Shtatë vdekje ishin të lidhura me nxehtësinë në Uashington mes muajit qershorit dhe fundit të gushtit në vitin 2020. Midis 2015 dhe 2020, shteti pa vetëm 39 vdekje në fund të muajve të pranverës dhe verës.

Në Oregon, shumica e vdekjeve ishin në qarkun Multnomah të Portlandin; shumë prej atyre që vdiqën nuk kishin ajër të kondicionuar ose iu nënshtruan vetëm nxehtësisë. Viktima më e re ishte 37 vjeç dhe më e moshuara ishte 97 vjeç.

Ndryshe, ekspertët kanë thënë gjithashtu se më shumë se 1 miliard kafshë detare kanë ngordhur në bregun Paqësor të Kanadasë për shkak të nxehtësisë së madhe. 

Share This Article