ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 5 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 5 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  5 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  5 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Temperaturat e larta dhe mungesa e kushteve higjenike, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, paralajmëron ndërprerjen e punës

albnews by albnews
24 July, 2023
in Kosova
0
Temperaturat e larta dhe mungesa e kushteve higjenike, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, paralajmëron ndërprerjen e punës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Temperaturat e larta dhe mungesa e kushteve në punë ka detyruar Këshillin Gjyqësor të Kosovës, që, në një hap të pazakontë, të paralajmërojë ndërprerjen e punës.

Këtë, Këshilli e ka bërë të ditur nëpërmjet një letre të hapur drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, ministrit të Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Muratit dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Bizneset e Kosovës po vijnë drejt Shqipërisë

Nëpërmjet kësaj letre KGJK bën të ditur se po punon në kushte alarmante si pasojë e mos funksionimit të sistemit të klimatizimit në Pallatin e Drejtësisë dhe rritjes së temperaturës në ambientet e punës deri me 35 gradë celcius.

“Edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, ndër vite, që bashkërisht me secilin nga përgjegjësit të punojmë për përmirësimin e kushteve elementare të punës në Pallatin e Drejtësisë, gjendja është përshkallëzuar më tepër dhe tani kemi arritur në situatën që gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës Supreme, Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, të Gjykatës së Apelit, të Gjykatës Komerciale dhe të Gjykatës Themelore të Prishtinës të punojnë në kushte alarmante të punës, si rezultat i mos funksionimit të sistemit të ajrosjes në Pallatin e Drejtësisë”,- thuhet në letrën e KGJK-së drejtuar drejtuesve më të lartë të Qeverisë së Kosovës.

Sipas tyre, edhe kontrata për mirëmbajtjen e higjienës tashmë ka mbaruar gjë për të cilën Ministria e Punëve të Brendshme, sipas tyre, “nuk është duke marrë përgjegjësi”.

Mes tjerash, në këtë letër, thuhet se për shkak të gjendjes së krijuar, Këshilli Gjyqësor ka mbetur i vetëm në përpjekje për të gjetur zgjidhje të situatës duke kërkuar nga stafi i Pallatit të Drejtësisë të kujdesen për higjienën.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës paralajmëron ndërprerje të punës deri në përmirësimin e gjendjes teknike ose të rënies së temperaturave.

“Temperaturat në hapësirat në Pallat kanë arritur në nivel prej 35 gradë celsius, që është e papërballueshme dhe e dëmshme për shëndetin e punonjësve dhe të palëve në procedurë. Të gjendur në këtë situatë, Këshilli Gjyqësor në koordinim me Kryetarët e Gjykatave që punojnë në Pallatin e Drejtësisë është i detyruar që në takimin e paralajmëruar për datën 25 korrik 2023 të marr vendim për ndërprerjen e punës deri në përmirësimin e gjendjes teknike ose rënies së temperaturave”.- thuhet në letrën e KGJK-së.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result