Tenderat e AKSHI-t “djegin” edhe zv. drejtorin e Policisë, SPAK “furtunë” brenda bluve

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Operacioni i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me dyshimet për abuzime me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është zgjeruar edhe më tej.

Në kuadër të këtij aksioni, burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se është vendosur masa e pezullimit nga detyra edhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. Lidhur me këtë masë të vendosur nuk ka asnjë reagim zyrtar si dhe informacione për të sqaruar pozitat e Ismailit në këtë çështje.

 *Informacionet e siguruara janë marrë në rrugë jozyrtare, për më tepër detaje pritet një reagim në vijim!

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë,  për të ekzekutuar urdhrat e lëshuar nga SPAK në funksion të një dosjeje në hetim për shkelje të rënda ligjore në procedurat tenderuese të AKSHI-t.

Sipas burimeve për mediat, hetimi lidhet me dyshime për abuzime në tendera me vlera të larta financiare, ku dyshohet se janë shkelur parimet e barazisë në tendera, si dhe janë konsumuar vepra penale të pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës. Prokuroria e Posaçme ka lëshuar disa urdhërarreste dhe masa sigurie ndaj personave të përfshirë në këtë skemë.

Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.  Hetimet përfshijnë rreth 12 procedura tenderuese, kryesisht për mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme shtetërore. Sipas SPAK, kriteret e këtyre tenderave dyshohet se janë përcaktuar në mënyrë të tillë që favorizonin kompani të caktuara, duke u garantuar atyre përfitime të konsiderueshme financiare.

Në dosje është përfshirë edhe biznesmeni Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, pasi dyshohet se ka përfituar shuma të mëdha nga këto procedura. Po ashtu, masë “arrest me burg” është vendosur edhe për Ergys Agasin, në banesën e të cilit oficerët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle gjatë orëve të para të ditës.

Newsbomb.al

Share This Article