Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin biznesmenët të hiqnin dorë nga tenderat e Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, procedura që më pas fitoheshin nga kompanitë e tyre, SPAK urdhëroi kontrolle të disa biznesmenëve, zyrtarë të Komisionit të Prokurimit Publik si dhe bashkëpunëtorëve të dy personave të shpallur në kërkim.

Referuar dokumenteve, Gjykata e Posaçme miratoi kërkesa për kontroll personal dhe të banesës për shtetasit: Gëzim Toska, Renato Hristiç, Elon Ciko, Elgerti Bixha, Kreshnik Tërnova, Arjola Koromani, Endri Merkaj, si dhe subjektit ”Merkaj 3’.

Ndërsa, është ushtruar kontroll në banesat e Ergys Agasit, Ermal Beqirit, drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendëses së saj Hava Delibashi, si dhe 4 të dyshuarve të tjerë.

Raportohet se gjatë këtyre kontrolleve u sekuestruan materiale si dhe celularë e pajisje kompjuterike, të cilat mendohet se I shërbejnë hetimit. Kontrollet kanë përfunduar mbrëmjen e së martës dhe pajisjet kompjuterike janë dërguar për ekspertim.

Nga hetimet e SPAK reuzltoi se grupi kriminal rrëmbeu për disa orë biznesmenin Gerond Meçe, të cilin përmes kërcënimin e detyruan të heqë dorë nga ankimet për disa procedura tenderuese.

Me ndihmën e drejtueseve të AKSHI, kriteret e tenderave përshtateshin në mënyrë të tillë që fitoheshin nga kompanitë e Ermal Beqirit, ndërsa dyshohet se grupi ka pastruar miliona euro.

Share This Article