Tenis, Nadal vendos datën e lamtumirës së tij

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rafael Nadal, një nga tenistët më të suksesshëm të historisë, ka njoftuar në një konferencë për shtyp se nuk do të luajë edicionin e sivjetshëm të Roland Garros si dhe turnetë e tjerë të këtij viti, për t’u kthyer në formë vitin tjetër, që do të jetë viti i fundit i karrierës së tij.

Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 2005 që tenisti spanjoll mungon në Grand Slam-in e tij të preferuar, të cilin e ka fituar 14 herë, më shumë se kushdo tjetër në histori.

“Dëmtimi që pësova në Australi nuk më lejon që të jem në Roland Garros. E imagjinoni vetë sa e vështirë është për mua të mos shkoj në Francë. Nuk kam ndërmend të luaj muajt në vijim. Vitet e fundit nuk kam pasur vazhdimësi, për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme. Por, kam arritur rezultate të mira që i kanë maskuar problemet e mia fizike. Tani, dua të tentoj të rigjeneroj trupin tim dhe prandaj nuk kam vendosur datën e kthimit në tenis”, deklaroi Nadal.

Në vitin 2024, Nadal tha se shpreson të luajë turnetë që dashuron më shumë dhe të ndahet nga publiku në fushë.

“Nuk e meritoj ta mbyll karrierën kështu, në një konferencë shtypi. Do të luftoj që ta mbyll para publikut, vitin e ardhshëm. Dua të ndihem sërish lojtar tenisi dhe të luftoj për objektiva të rëndësishëm”, theksoi fituesi i 22 Grand Slam-eve.

Share This Article