Ndeshja mes grekut Stefanos Tsitsipas dhe australianit Nick Kyrgios, e vlefshme për raundin e tretë të Wimbledon, pati shumë tension dhe incidente.
Më flagranti ishte ai që pa protagonist grekun, i cili nuk kontrolloi dot veten dhe lëshoi një top drejt publikut, që fatmirësisht nuk goditi askënd.
Reagimi i kundërshtarit të Tsitsipas ishte i menjëhershëm, me australianin që iu drejtua gjyqtarit me këto fjalë: “A je budalla? Si mund të godasësh topin drejt publikut dhe të mos skualifikohesh? Duhet ta plagosë tjetrin që të skualifikohet? Po ta kisha bërë unë, kushedi se çfarë ndodhte…”.
Ndeshja vazhdoi normalisht, pavarësisht protestave të Kyrgios, edhe pse tensioni mes tenistëve nuk mungoi. Në një moment të ndeshjes, greku humbi sërish kontrollin, duke tentuar të godasë me top drejt trupit të kundërshtarit. Fatmirësisht, edhe kësaj radhe, topi nuk preku Kyrgios për vetëm pak centimetra.
Ndeshja përfundoi me fitoren e australiani Nick Kyrgios, me rezultatin 3-1.