Tension mes dy Koreve, “betejë” në det mes anijeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vijon në ngritje niveli i tensionit në Lindjen e Largët, ku protagoniste mbetet gjithmonë Koreja e Veriut.

Pas një muaji ku regjimi i Penianit ka treguar muskujt me hedhje raketash balistike, parada ushtarake dhe stërvitje ajrore , dje ngjarja e fundit përfshiu dy anije të dy Koreve, ku nuk munguan as shkëmbimet e zjarrit.

Si gjithmonë, versionet e dy vendeve ndryshojnë totalisht, dhe ndërkohë që pala e Seulit tregon për një shkelje të kufirit detar nga ana e një anije tregtare të Penianit, këto të fundit akuzojnë Korenë e Jugut për provokime të cilave i është përgjigjur ushtria e regjimit komunist.

Përtej episodit, që gjithsesi nuk duket se ka patur një bilanc të rëndë, ajo që shqetëson më shumë analistët është aktivizmi i Peniant, që zakonisht i ka paraprirë një ngjarje më të madhe.

Burime amerikane  së fundmi kanë pohuar se gjasat që Kim Jong Un të vendosë për një test bërthamor, të shtatin e vendit të tij, janë shumë të larta, duke alarmuar një rajon të “nxehtë” edhe për dinamikat midis Kinës dhe Tajvanit. 

Share This Article