Tension në burgun Santé, të burgosurit postojnë pamje ku fyejnë dhe kërcënojnë Sarkozy

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nata e parë e Nicolas Sarkozy në burgun Santé të Parisit u shndërrua në skenë tensioni dhe kaosi. Nga qelitë e burgut, të dënuarit iu drejtuan me fyrje dhe kërcënime ish-presidentit francez.

Ngjarja u filmua nga të burgosurit e pajisur me celularë dhe e postuan në rrjetin social “TikTok”. Pamjet bënë xhiron e rrjetit, teksa dëgjoheshin britma “Sarkozy, ki kujdes!” dhe “Do të të vrasim!”

Sipas avokatëve të ish-presidentit, të burgosurit “bënë zhurmë gjithë natën, duke u rënë mureve dhe duke bërtitur emrin e tij”.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, ka urdhëruar monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa rivalët e kanë kritikuar mënyrën e ndalimit të ish-kreut të shtetit si një “turp kombëtar”.

Sarkozy, ish-presidenti i Francës, u dënua me 5 vite burg për komplotimin e financimit të fushatës së tij zgjedhore me fonde nga Libia. Ai mbahet në izolim në një qeli 9 metra katrorë dhe ruhet 24 orë nga dy oficerë të armatosur.

Share This Article