Tensione mes Koresë së Jugut dhe Rusisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria e Koresë së Jugut ka lëshuar dy raketa paralajmëruese kundër një avioni rus që ka hyrë dhe ka shkelur hapësirën ajrore të vendit.

Ministria koreanojugore e Mbrojtjes njoftoi se “sistemi kundërajror ka detektuar tre avionë rusë pranë kufirit ajror, ndërsa njëri prej tyre ka hyrë thellë në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut”.

Agjencia koreanojugore e lajmeve Yonhap raporton se “forcat e Koresë së Jugut kanë shkrepur raketa paralajmëruese për të zmbrapsur avionin rus”. Nga ana tjetër Rusia mohon akuzat e Koresë së Jugut për shkelje të hapësirës së saj ajrore. 

Share This Article