Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave shtesë në misionin paqeruajtës KFOR që drejtohet nga NATO në Kosovë, pas rritjes së tensioneve në komunat me shumicë serbe në veri.
Ministri i Mbrojtjes Borois Pistorius tha se po merrte në konsideratë shtimin e pranisë së trupave gjermane në Kosovë, pas një kërkese për një gjë të tillë që kishte marrë nga homologija e tij austriake Klaudia Tanner, gjatë një takimi që patën këtë të premte.
NATO ndërkohë ka dërguar 700 trupa shtesë në Kosovë, pas tensioneve në veri, të cilat arritën kulmin në datën 29 maj ku gjatë protestave të serbëve lokalë në komunën e Zvecanit u lënduan edhe 30 forca të KFOR.
Një ditë më parë, ndërkohë, ambasada gjermane në Prishtinë bëri të ditur se kishte ndërprerë përkohsisht bashkëpunimin me Kosovën në disa fusha të caktuara si pasojë e mosmmarrjes së hapave konkretë për përmbushjen e tre kërkesave të BE-së për shtensionimin e situatës në Veri.