Tensionet Kosovë-Serbi, Stoltenberg takon Kurtin dhe Vucic më 17 gusht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksander Vucic, më 17 gusht.

Takimet do të zhvillohen një ditë para raundit të ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian.

Sipas njoftimit të aleancës ushtarake, Stoltenberg do të takohet fillimisht me Vucic dhe më pas me Kurtin.

Pas çdo takimi janë parashikuar edhe konferencë për shtyp. Takimi në Bruksel do të zhvillohet pas rindezjes së tensioneve në veriun e Kosovës,  në prag të hyrjes në fuqi të masave të reciprocitetit në kufi.

Stoltenberg deklaroi atëherë se trupat e KFOR-it ishin të përgatitura për të ndërhyrë nëse do të rrezikohej stabiliteti I vendit.

Share This Article