ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 8 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 8 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 8 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 8 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Tensionet me Iranin, SHBA-ja mund të përgjigjet me sulme ajrore

albnews by albnews
20 September, 2019
in Bota
0
Tensionet me Iranin, SHBA-ja mund të përgjigjet me sulme ajrore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zyrtarët e Pantagonit do t’ia paraqesin presidentit amerikan, Donald Trump, një gamë të gjerë opsionesh ushtarake se si t’i përgjigjet SHBA-ja një sulmi ndaj industrisë së naftës në Arabinë Saudite.

Uashingtoni e ka fajësuar Iranin për sulmin.

RelatedPosts

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

Avioni i pasagjerëve qëndron një orë në ajër pasi … kontrollorin e pistës e kishte zënë gjumi

BBC: Çifti Macron do të paraqesë prova shkencore në gjykatë për të vërtetuar se Brigitte ka lindur femër

Ushtria më 20 shtator do ta paraqesë para presidentit Trump një listë të synimeve të mundshme të sulmeve ajrore brenda Iranit, mes përgjigjeve të tjera të mundshme, i thanë agjencisë AP disa zyrtarë amerikanë të afërt me këtë çështje.

Zyrtarët thanë se Pentagoni do të paralajmërojë gjithashtu Trumpin, se veprimi ushtarak kundër Iranit, mund të përshkallëzohet në një konflikt të plotë të armatosur.

Vendimi për hakmarrje ndaj Iranit, mund të varet nga lloji i provave që amerikanët dhe hetuesit sauditë janë në gjendje të ofrojnë, për të mbështetur pretendimet se sulmet u nisën nga Irani.

Disa zyrtarë të administratës, përfshirë sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, kanë pohuar se Teherani ishte pas sulmit.

Pas takimit me aleatët në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Pompeo tha më 19 shtator se ekzistonte një “konsensus i jashtëzakonshëm në rajon” që Irani kreu sulmin pavarësisht mohimeve të tij.

Irani ka mohuar përfshirjen dhe paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se çdo sulm do të çonte në një “luftë gjithëpërfshirëse” me Teheranin.

Megjithë pretendimet, sekretari Pompeo ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara “do të donin një zgjidhje paqësore” ndaj krizës së shkaktuar nga sulmi.

Tensionet në rajon janë rritur, pas sulmit të 14 shtatorit, në një fushë të naftës saudite dhe fabrikës më të madhe në botë të naftës së papërpunuar.

Rebelët Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, kishin thënë më herët se ishin mbrapa sulmit përderisa Teherani mohon çdo përfshirje.

Por, Uashingtoni dhe Rijadi kanë fajësuar Teheranin për sulmin.

Të mërkurën, Arabia Saudite ka paraqitur disa pjesë të raketave dhe dronëve, që tha se tregojnë se sulmi “është sponsorizuar padyshim nga Irani”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result