Tensionet me Serbinë/ Rutte dhe Bettel udhëtojnë sot drejt Kosovës, takohen me Osmanin dhe Kurtin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Holandës Mark Rutte së bashku me homologun e Luksemburgut Xavier Bettel udhëtojnë sot drejt Prishtinës, ku do të priten nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Më pas, Rutte dhe Bettel do të takohen edhe me Kryeministrin Albin Kurti, ndërsa tensionet mes Prishtinës e Beogradit do të jenë kryefjalë e këtyre takimeve.

Një ditë më parë, Rutte dhe Bettel vizituan Beogradin, ku u takuan me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit pas takimit me kryeministrat e Holandës dhe të Luksemburgut, tha se biseda mes tyre ishte mjaft e sinqertë dhe se ai u përcolli atyre se ishte i frikësuar për shkak të situatës në Kosovë.

Presidenti serb theksoi se nga tre masat e de-përshkallëzimit të situatës, njëra prej tyre duhet të jetë e përbashkët. E në këtë kuadër, ai bëri me dije se Serbia tashmë e ka zbatuar një nga tre masat.

“I kam premtuar se Serbia do të bëjë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Nga tri masat e de-përshkallëzimit, njëra duhet të zbatohet bashkërisht, Serbia tashmë e ka zbatuar njërën, ne e kemi bërë punën tonë”, theksoi Vuçiç.

Share This Article