Tension i lartë mes Pekinit dhe Uashingtonit. Kryetarja e Dhomës Amerikane, Nancy Pelosi, pritet të zbarkojë në Tajvan rreth orës 22:20 me orën lokale. Këtë e raporton “Liberty Times”.
Media të tjera lokale raportuan se avioni u ndal në Malajzi, duke u nisur nga Kuala Lumpur dhe duke ndjekur rrugën që kalon përmes Filipineve “për të minimizuar rreziqet e sigurisë”. Asnjë nga zyrat më të larta në Shtetet e Bashkuara nuk ka shkelur në Tajvan në 25 vitet e fundit. Sipas ambasadorit kinez në Kombet e Bashkuara, Zhang Jun, vizita e Pelosit “është shumë e rrezikshme, sepse do të minonte marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA”. Ndërkohë, Tajvani forcon masat e sigurisë për shkak të një frike për bombë në aeroportin Taoyuan, ndërsa Pelosi do të mbërrijë në aeroportin Songshan.
Aeroporti Songshan përdoret për qëllime civile dhe ushtarake. Sipas CNA tajvaneze, Byroja e Policisë së Aeroportit raportoi se kishte caktuar një ekip të posaçëm për të garantuar sigurinë, pasi kërcënimit se tre pajisje shpërthyese do të vendoseshin në aeroportin Taoyuan.
Kryetarja e Dhomës Amerikane, kryetarja e delegacionit të Kongresit, ka mbërritur ndërkohë në Malajzi, ndalesa e dytë e turneut të saj në Azi. Programi zyrtar parashikon që, pas Kuala Lumpurit, Pelosi të niset për në Seul të Koresë së Jugut. Rruga e fluturimeve komerciale në itinerar ndjek bregun lindor të Tajvanit, pra e kundërt me atë të Kinës, duke krijuar kushtet më të mira për një ndalesë në Taipei, me kërcënimet e Pekinit për përgjigje ushtarake.
Vizita e mundshme e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan, do të dëmtonte marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Kështu përsëriti ambasadori kinez i Kombeve të Bashkuara, Zhang Jun. “Me sa duket një vizitë e tillë është shumë e rrezikshme, shumë provokuese,” vuri në dukje Zhang në një konferencë shtypi të mbajtur me rastin e presidencës kineze të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në gusht. “Nëse ndodh një vizitë e tillë, ajo gjithashtu do të dëmtojë marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara,” shtoi diplomati.
(tgcom24/BalkanWeb)