Procesi i numërimit të votave të diasporës është ndërprerë. Partia Demokratike vendosi të ndryshonte numëruesit e saj pas kontestimeve për zarfet e mbërritura nga Greqia.
Tensionet shoqëruan për disa momente ambientet e parkut olimpik, ku përfaqësuesit e maxhorancës akuzuan administratën e KQZ, por edhe numëruesit e PD për bllokim të procesit.
Taulant Balla u shpreh se numëruesit nuk mund të kontestojnë zarfet, por fletët e votimit kur të nis procesi pasi deri më tani, po bëhej ndarja e zarfeve B nga që përmban adresën e zgjedhësit me zarfin A që përmban fletën e votimit.
Balla u shpreh se aktet e numëruesve përbejnë vepër penale që dënohet me burg, ndërsa përfaqësuesi i PD, Marash Logu u shpreh se opozita nuk gëzon besimin te procesi i votimit nga jashtë në shtetin e Greqisë.