Tensionet në Kosovë, Lajçak pas takimit me Vuçiç: Dhuna s’është kurrë e pranueshme! Nevojitet urgjentisht zgjidhje politike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I dërguari i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, ka reaguar pas takimit që ai dhe i dërguari i SHBA, Gabriel Escobar zhvilluan në Beograd me Presidentin Aleksandër Vuçiç, ku u diskutua në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Në një postim në Twitter, Lajçak shkruan se dhuna nuk është kurrë e pranueshme, teksa bën thirrje për zgjidhje politike “urgjentisht”.

“Në Beograd,  Escobar dhe unë patëm diskutime të gjata me Presidentin Vuçiç për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar”, shkruan Lajçak.

Të hënën, Lajçak dhe Escobar zhvilluan një takim në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti, ku i prezantuan propozimin në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmbante tre elementë, të cilët konsistonin në zhvillimet e fundit në veri, ide për de-eskalimin e situatës dhe urgjencës për zbatim të Marrëveshjes Prishtinë-Beograd.

Share This Article