Tensionet në Kosovë/ NATO në diskutime për të vënë në gatishmëri një batalion rezervë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar, ndërsa pas vendosjes së 700 trupave shtesë, NATO po diskuton për vënien në gatishmëri edhe të një batalioni rezervë.

Kjo është bërë e ditur gjatë vizitës së komandantit të Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralit Stuart Munsch, në KFOR.

Diskutimet e Admiralit Munsch dhe komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia përfshinin vendosjen e 700 trupave shtesë nga batalioni rezervë i thirrur në Kosovë nga NATO për të normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, si dhe dislokimin e mundshëm të një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë në rast se nevojiten trupa shtesë”, thuhet nëm postimin në Twitter.

Të martën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri me dije se do të dërgojë edhe 700 trupa shtesë në përbërje të KFOR-it.

Share This Article